Të thyesh dhëmbin duke ngrënë biskota? Modeles së famshme i ndodhi dhe nuk mund të mos e ndante me fansat

Sa herë keni tentuar të hapni tapat e shisheve me dhëmbë? Ose të thyeni diçka të fortë? (Urime! Dhëmbët tuaj i kanë masakruar çdo masakre të deri tanishme…)

Por, ky nuk është rasti i Ashley Graham. Modelja thjesht kishte tentuar të konsumonte një nga biskotat me tërshërë të përgatitura nga e ëma, kur…një nga dy dhëmbët e përparmë e ‘tradhëtoi’. Graham e ndau me ndjekësit në rrjet ndryshimin e fundit në fytyrë.

View this post on Instagram

👀

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham) on

Ajo fillimisht u shfaq në një video me gojën e mbuluar, për të zbuluar më pas se çfarë i kishte ndodhur. Megjithatë, modelja e ka zgjidhur edhe këtë pjesë. “Ngjita një të ri”, ka shkruar ajo në një tjetër postim, ku shihet me dhëmbin e zëvendësuar. E gjithë kjo situatë ka sjellë komente të shumta nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar sërish për origjinalitetin që përcjell.

Mesazhi që morëm sot nga Graham është shumë i thjeshtë: GATIMET E MAMIT NDONJËHERË TË HAPIN PUNË! (Shaka, gatimet e mamit janë gjithmonë zgjedhja e parë, edhe sikur të mos na mbetej asnjë dhëmb në gojë, apo jo?) /News31.al

Burimi: DailyMail