“Të shtunën të pres në shtëpi!”, zbulohen detajet e eventit që fshihet pas ftesës ngacmuese të Ori Kuçit

Sipërmarrësja e njohur, Ori Kuçi i ka bërë të gjithë ndjekësit kureshtarë me një status ngacmues, që ka postuar në rrjetet sociale. “Dhe pas kaq kohësh, pas statusit të mirëkryer prej “arushe”…u zgjova! Të shtunën më 24 të këtij muaji të pres në shtëpi…mos pyet … i zoti shtëpisë tregon TAVOLINËN, jo çfarë ka në frigorifer.”J” is the answer…” shkruan ajo. “Story.al” zbulon detaje nga ky event shumë special që organizohet më 24 Shkurt në Tiranë me “Landmark Communications”. Misterin e kodit “J”, që përmend Ori në statusin e saj po j’ua lëmë surprizë ta zbuloni vetë në eventin që do të zhvillohet te rruga “Brigada VIII” në segmentin e rrugës nga “Bar Capriccio”, deri te kryqëzimi i “Tribeca Bar”. Zona e eventit do të jetë pikërisht tek dyqani “Jardin De Paris”, ndërsa “party” nis nga ora 11:00 deri në orën 22:00. Gjatë paradites do të ketë aktivitete të ndryshme si sfilatë me stilistët Eneida At’Nikolla, etj, tatoo show, muzikë me DJ. Kështu paraditja do të shërbejë si “warm up” për darken, që nis në orën 19:00, një festë e vërtetë në shoqërinë e DJ dhe pijeve. Ju zbuluam vetëm majën e ajsbergut të një feste që duhet ta shijoni vetë!