“Të rroftë b*tha plastikë e buzët si viç!”, komenti që acaroi Kejvina Kthellën

 

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, ka postuar një ditë më parë dy fotografi teksa pozonte nga një ambient kuzhine. Kejvina shfaqet e veshur mjaft seksi me një fustan ngjyrë bojëqielli. Fotografitë kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente. Janë të shumtë ndjekësit që i bëjnë komplimente për bukurinë dhe trupin perfekt, por ka nga ata që nuk bien dakord me një gjë të tillë. Një komentues madje e ka akuzuar se ka bërë operacione plastike dhe i shkruan: “Ishe yll pa b*thë pa bukë pa cica siç të bëri nëna natyrë. Je bërë si trans tani a nuk e sheh veten në pasqyrë”. “Miaooooo”, replikën Kejvina, si për të thënë se nuk i intereson çfarë thotë. Por komentuesja pa një identitet të saktë i komenton sërish. “Vetëm mjaooooo di ti se andej nga je s’di abc zogu të rroftë b*tha plastike e buzët si viç ”, i kundërpërgjigjet ajo, shkruan Panorama Plus. “Po deshe të tregoj sa miaooooooo bëj, po nxirre surratin mos ha shit”, i shkruan Kejvina duke i mbyllur gojën kështu komentueses.