Të rinj e të vjetër, në këtë datë Noizy i do të gjithë në koncert

Koncerti më i madh hip hop në Shqipëri, i paralajmëruar nga Noizy do të realizohet më 14 Gusht, në sheshin “Nënë Tereza”. Siç premtoi pak kohë më parë, reperi në një postim në Instagram ka saktësuar detajet e koncertit që do të ketë artistët më në zë të vendit, por edhe europianë.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Përveç hiteve të reja të artistit, do të ketë një kthim pas në kohë në projektet e tij të para muzikore që rrëmbyen zemrat e fansave. Falenderues dhe i përulur ndaj fansave, Noizy iu ka kërkuar që brezat e ndryshëm të bashkohen në shesh për të rikthyer emocionet e kohës së kaluar dhe për të krijuar të reja.

Një ndjekës në komente e ka pyetur pse u ndërrua vendndodhja e parapërcaktuar fillimisht, i cili ishte “Air Albania” dhe reperi ka sqaruar se akustika nuk ishte e duhura pasi ka shumë jehonë.

Në fund, Noizy ka ngacmuar fansat për emrin e koncertit, ndonëse dyshimet janë se do të quhet “Alpha”.

 

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

“Në 14 Gusht, tek Sheshi Nënë Tereza. Aty do të bëhet koncerti që ju njoftova para pak ditësh.
#14Gusht, Një datë që s’keni për ta harru kurrë se do bëhemi bashkë tek koncerti më i madh HipHop (Rhythm & Poetry) që është bërë deri më sot në Shqipëri.
Rezervojeni pra datën 14/Gusht që të mos e humbisni këtë super eksperiencë. Të jemi të gjithë në sheshin “Nënë Tereza”.
Bashkë me mua do të jenë edhe artistët më të mirët të trojeve tona dhe më të mirë EU.
Më keni mbështetur për shumë vite, dhe falë mbështetjes dhe suportit tuaj sot jemi këtu.
Jua kam borxh këtë koncert, se ju jeni më të mirët dhe dua t’jua shpërblej ashtu si e meritoni me koncertin më të madh të mbajtur ndonjëherë.
Po, po flas me gjithë ju që më keni mbështetur nga këngët e para të miat “Kosovë & Shqipëri” “Veç për ty”, “OTR me zemër”, “Jena mbretër”, “Histori e gjatë”, “Mr Yesterday”. Mbase sot jemi me një moshë bashkë ose mbase jeni më të mëdhenj se unë, mbase jeni dhe me beba, por atë ditë ju dua të gjithë bashkë në shesh për të kujtuar ato kohë, sepse koha ikën po muzika është aty.
Sa mirë të përjetojmë edhe një herë të njëjtat ndjenja dhe emocione që nga koha kur këngët tona u shpërndanin me Bluetooth nga telefoni në telefon, ose kur shkonim nëpër kafe interneti, apo kur bënim një CD.
Falë Zotit, mbështetjes tuaj dhe punës të pandalur muzika ime i mbijetoi kohës. Ia dolëm që edhe ky brezi i ri të ketë mundësinë të shijojë magjinë dhe të më japë forcën për të vazhduar me krijimtarinë time.
Pra, bashkë me ne “Old schools-at” ju dua edhe ju “New School-sat” të na ndihmoni me këngët e reja.
Oh sa shumë surpriza do ketë për ju më #14Gusht.
Datën jua thashë.
Por, si do të quhet ky koncert!? E gjeni dot?”
/tvklan.al