“Të rikthejmë besimin tek vlerat e meritokracisë”- Belina Budini në takimin me Bashën: Është krijuar një lloj kaste, që edhe në botën akademike të privilegjuarit…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të hënë një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, në një bashkëbisedim ku u prekën çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.
Në fjalën e saj gjatë takimit, pedagogia Belina Budini, deklaroi se rotacioni është i nevojshëm që në shoqëri të kthehet besimi tek vlerat e meritokracisë.
Duke folur për botën akademike ku ajo punon, Belina Budini theksoi se “janë të privilegjuarit ata që kanë një mbështetje dhe tani bota jonë e vogël po shkon drejt atyre dhe të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të depërtojnë”.
“Bëmë qëparë diskutimin për lidershipin, një lidership i hapur le të themi, ai që ndoshta frymëzon të tjerët për t’u bërë dhe për të shprehur nga vetja e tyre, gjithsecili prej nesh dhe krijon besimin që ne mund të bëhemi brenda një sistemi meritokracie.
Dhe gjithsecili prej nesh ka nevojë që të ndiejë këtë lloj besimi, që ne të rikthejmë edhe njëherë besimin tek vlerat e meritokracisë. Unë jam vetë një produkt i këtij sistemi.
Dhe gradualisht po shohim që është krijuar një lloj kaste, një lloj klubi ekskluziv që edhe në botën akademike janë ata të privilegjuarit ata që kanë një mbështetje dhe tani bota jonë e vogël po shkon drejt atyre dhe të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të depërtojnë.
Edhe terreni duhet të hapet dhe ka shumë rëndësi, pra, kjo pjesë që ne gjithkund ta shohim mundësinë që të prishë sistemin dhe të fillojë rotacioni mendoj” – u shpreh Prof. Asoc. Dr. Belina Budini, e cila është Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET.