“Të rikthehet dënimi me vdekje dhe të hapen shtëpitë publike”- Delinda Disha bën deklaratën: Përdhunimi, fenomen i trishtë dhe i dhimbshëm

Delina Disha ka kërkuar dënimin me vdekje për përdhunuesit. Ndërsa ka shprehur dëshirën për hapjen e shtëpive publike, pasi sipas saj në këtë mënyrë meshkujt mund të largojnë fustrimet e tyre.

Aktorja e njohur e humorit tha se përdhunimi është fenonem i trishtë dhe i dhimbshëm, duke theksuar se protesta ishte një bashkim i shqiptarëve.

“Është problem i shoqërisë shqiptare. Jam pro dënimit të këtyre individëve. Me asnjë të drejtë asnjëri nuk duhet të cënojë jetën e një fëmije, ëndërrat e tyre. Të kthehet dënimi me vdekje, e meritojmë. Jam edhe që të hapen shtëpitë publike. Ndoshta mund ti lëshojnë fustrimet e veta dhe nuk do ketë kështu lloj fenomenesh që janë të trishta dhe të dhimbshme. Jo se nuk ndodhin në Amerikë apo Evropë, por rasti i fundit ishte një nismë e mirë dhe më pëlqen që shoqëria shqiptare reagon, që po bëhemi një sepse është e vështirë që shqiptarët të bashkohen,”– tha ajo.

Delinda foli edhe për zgjerimin e familjes duke u shprehur se dëshiron që të bëjë Desantinin me motër ose vëlla.

“Kemi dëshirë që ta zgjerojmë familje. Si unë edhe Eldo jemi pro planifikimit familjar. Kur të vijë momenti besoj se Desantinin do ta bëjmë me një motër ose vëlla. Do jetë bekim nga Zoti,”– u shpreh aktorja.

Ndërsa rrëfeu edhe ëndrrën për tu bërë aktore Hollywood.

“I thoja mamit kur isha e vogël nuk më ke bërë për Shqipëri por për Hollyëood. Por sigurisht aktore Hollyëood është ëndërr,”– tha Delinda e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në RTV Ora.

/Panoramaplus.al