“Të q* ****, je kart e djegun”/ Detajet tronditëse nga historia e vajzës shkodrane, si e mashtroi i dashuri: Më dërgoi në Belgjikë, punova prostitutë. Një muaj fitova 8 mijë euro
Mbas një lidhjeje të njohur edhe nga prindërit e saj , L… 30 vjeç vendosi që së bashku me të dashurin e saj të emigronin. Por sapo mbërriti në Bruksel nën dhunën dhe kërcënimet për jetën që I vinin nga të afërmit filloi të prostituo
Gazeta “Si” po sjell rrëfimin dhe hetimin e prokurorisë ndaj çiftit shkodran , njëri prej të cileve u kallzua 10 vjet mbasi e mashtroi të dashurën, dhe prindërit e saj se do të shkonin ne altar dhe se për të nisur një jetë të re duhej “ sakrificë”.
Por si ajo , ai kishte dërguar në Belgjikë edhe shumë “ të dashura” të tjera. Njëra prej tyre kur u pyet nga belgët se përse i kishte dërguar para shqiptarit që ajo pretendonte se nuk e njihte tha : I nisa euro mbasi ai po ndërton një vilë në Shkodër. Por asnjëra prej tyre me përjashtim të më të resë nuk pranoi ta akuzonte përvec vajzës që ju tha se ajo ishte gruaja.
Gjatë disa muajve në Bruksel L…rrihej vazhdimisht në shtëpinë ku jetonte me qira me të dashurin shkodran I cili sapo ajo kthehej në dhomë numëronte paratë e fituara dhe e pyeste : përse vajzat e tjera kanë fituar më shumë se ti. Puno në shumë
“ Jetonim në Shkodër dhe i dashuri im më bindi të niseshim drejt Brukselit . Isha e lidhur nga viti 2011 deri në vitin 2014. Ai më bindi se kur të shkonim në Bruksel , do punoja si kamariere dhe shoqëruese në një lockal”.
Prokuroria veçon faktet duke theksuar se e reja ka pranuar me dijeninë e prindërve që ishin të bindur që po martonin vajzën, ka udhëtuar nga Shkodra për në Milano dhe me pas ka marrë avionin për në Bruksel. Aty, sipas porosive të dhëna nga I dashuri e ka pritur nje vajzë tjetër nga Shkodra , e cila banonte në një zonë të quajtur “L…B…”, ku e reja ka qëndruar për rreth një muaj.
“E.. më ka ka çuar në një lokal ku pronar ishte një shqiptar nga Shkodra. E… e ka porositur se gjatë punës së saj ajo do të shoqëronte klientët e barit dhe të kryente marrëdhënie seksuale me ta nëse do t’ja kërkonin.”
Në pritje të bashkëshortit që ndërkohë kishte qëndruar në Shkodër e reja tregon në prokurorinë e qytetit se është nxitur vazhdimisht prej tij që të bënte çfarë I thoshte vajza tjetër.
“ Puno më thoshte , mos rri kot dhe aty nisa prostitutën . Muajin e parë fitova tetë mijë euro”
Mbas muajit të parë në Bruksel ku nga kamariere dhe shoqëruese ka përfunduar prostitutë, ka mbërritur i fejuari nga Shqipëria.
‘ Lekët e fituara i mori ai. Më urdhëroi se priste prej meje të punoja më shumë e të fitoja më tepër para , kështu që edhe dy muajt e tjerë vazhdova si prostitutë. Ai më qëllonte , më rrihte dhe më paralajmëronte se do më zhdukte familjen, prindërit nëse veproja ndryshe”
Gjatë kësaj kohe teksa punonte policia belge kishte shkuar në lokal dhe e kishte shoqëruar së bashku me disa vajza të tjera drejt rajonit për duke u marrë gjurmët e gishtërinjve.
“ Punoja dhe kryeja marrdhënie kundrejt pagesës në atë lokal nga ora 12 e drekës deri në 1 të natës dhe ndonjëherë pas këtij orari. Gjatë një dite kryeja mardhënie seksuale me 7 deri në tetë klientë në ditë , kurse në fundjavë numri i klientëve që vinin në lokal dhe me të cilët kryeja mardhënie shkonte nga 10 deri në 11 persona. Për 30 minuta paguhesha 50 euro , ndërsa për 60 minuta kërkoja 100 euro”
Denoncuesja tregon në rrëfimin e saj se iu lut të dashurit ta lejonte të kthehej në shtëpi ose të paktën tek gjyshërit e saj në Krujë dhe se nuk do tregonte askujt se çfarë I kishte ndodhur . Por 35 vjeçari e referuzoi kërkesën
“ Ai më kërcënoi, ushtroi dhunë ndaj meje. Kjo periudhë zgjati 6 muaj . Për më ndaluar , më grisi pasaportën dhe më hoqi telefonin”.
E bindur se tanimë nuk kishte më rrugë kthimi dhe asnjë shans, e reja ka ndryshuar sjellje dhe nuk kërkonte më që të kthehej në shtëpi, derisa “I fejuari” u bind se ajo ishte pajtuar me fatin e një prostitute
“ Më çoi në ambasadën shqiptare në Bruksel ku më pajisën me leje kalimi , mbasi I dashuri më lejoi që të shkoja për vizite pranë prindërve në Shkodër. E binda atë se do të kthehesha sërish dhe më preu biletën”-tregon e reja.
Sipas prokurorisë, ajo udhëtoi me autobus dhe hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Murriqanit dhe në të njëjtën ditë trafikanti I saj përmes linjës ajrore hyri në Rinas dhe mbërriti në Shkodër. Që atë ditë ajo nuk ka pranuar më as të dalë dhe as ta takojë. Pikërisht këtu kanë nisur edhe kërcënimet dhe paralajmërimet që janë kqyrur më tej nga akuza dhe që për rrjedhim rënduan pozitën e trafikantit.
Prokuroria shkruan në dosje se e reja, në celular e kishte regjistruar emrin e të “fejuarit” me pseudonim, si kundër dhe numrat e tjerë shqiptarë, që të gjithë me nofka. Në një çast trafikanti e kërcënon për jetën dhe për familjen.
“I fejuari”: Të q… robt. Mu në bllok, Të bëj lapidar, Mu në bllok, Ti je kart e djegun, Do të degjeneroj. Do të shkatërroj më shumë.
E reja i lutet që ta lerë të qetë në jetën e saj : nuk jam më gruaja jote dhe nuk të dua më, me zor nuk më bën dot gjë.
Debatet kulmojnë përmes një numri tjetër të cilin vajza e ka regjistruar me emrin Shkodra dhe ku diskutohet edhe për paratë që ajo fitonte kur prostituonte dhe më pas ia dorëzonte shfytëzuesit të saj.
Vajza : po ma kthe pak moralin e Belgjikes ???
Ai: ..Si ta kthej. Ik se po te q. robt se ti me ke lek mu borxh, Po nuk me plas as per burg as per njeri”.
Prokuroria deklaron se ka 208 komunikime mes të resë dhe ish të dashurit në të cilat ajo kërcënohet vazhdimisht.
Por provat më rënduese që u vlerësuan nga gjykata janë përgjigjjet e palës belge dhe transfertat e shumta që 30 vjeçarja depozitoi në llogarinë e personit me të cilin asaj ju premtua se po krijonte familje.
Belgët i deklarojnë prokurorisë se mbas pyetjes së disa shqiptarëve në lokalin në fjalë mes tyre edhe banakierit, pranohet se e reja punonte si prostitutë në këtë ndërtesë.
Një tjetër shqiptare me inicialet E. Z, në deklarimet e saj shton se punonte si shoqëruese me pagesë mbasi ishte një punë fitimprurëse dhe për shkak se në Shqipëri nuk kishte punë ajo punonte në Belgjikë
“ L… fitonte nga 500-800 euro në ditë. “ thoshte shqiptarja nga Lezha , e cila fillimisht u tregon belgëve se nuk e njihte të riun nga Shkodra por më pas rrëfeu se edhe ajo kishte transferuar euro në llogarinë e tij bankare.
“ Ja kam dërguar ato para pasi ai po paguante matërialet e ndërtimit të një shtëpie në Shkodër . E njoh mirë djalin por nuk desha të jap detaje për të ngaqë e njoh familjarisht”
Belgët I shkruajnë prokurorisë se mbasi ka pyetur shumë vajza shqiptare që bëjnë të njëjtën punë në Bruksel , konkludon se gjatë kohës kur e reja L… kishte qenë në këtë qytet , ajo ishte referuar në një rast për nxirje të imoralitetit së bashku me të dashurin e saj.
Policia atje deklaron se kishte të dhëna nga burime të tjera se “I fejuari” e shfrytëzonte vajzën e re .
“Ajo nuk zotëronte as pasaportën e saj dhe u ka kërkuar adresën e ambasadës shqiptare në Bruksel. Ajo u ka thënë punonjësve të policisë se pasaportën ia kishte marrë M…dhe ua kishte dërguar shokëve të tij në Shqipëri. Policia belge ka pasur te dhëna nga burime të tjera se ky person e shfytëzonte L. për prostitucion, jetonte në një apartament me të dhe ishte i dhunshëm ndaj saj. Ajo kishte liri të kufizuar për lëvizjet duke qenë se mund të lëvizte vetëm nga banesa në vendin e saj të punës. Ajo është shprehur para oficerëve të policisë belge se i frikësohej ndonje hakmarrjeje”.
Gjykata e dënoi me 11 vite burgi. 35 vjeçarin bazuar në provat e sjella nga belgët por edhe në rrëfimin e të resë./Burimi: GazetaSi