Do të performonte me Jason Derulo, Rita Ora anulon papritur koncertin në Izrael

Këngëtarja Rita Ora ka anuluar pjesëmarrjen e saj në ‘Festivalin e Gushtit të WOW’ në Rishon Lezion, për arsye shëndetësore. Sipas PR-it lokal për koncertin, Ora njoftoi kompaninë prodhuese izraelite se ajo duhet të tërhiqet për arsye mjekësore. Raporte të tjera treguan se Ora u tha grupit Bluestone se ajo kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, raporton Jpost. Ora kishte planifikuar të performonte së bashku me superstar-in e pop-it, Jason Derulo, më 1 gusht, në festivalin që mbahet në Rishon Lezion. Megjithëse anuloi shfaqjen në Izrael, Ora është ende në dispozicion për të performuar në Mbretërinë e Bashkuar më 28 korrik dhe në Lituani më 3 gusht, sipas RTKlive. Një përfaqësues i Rita Orës, nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Kujtojmë që muajin e kaluar, Ora anuloi shfaqjen në Bristol, në ditën e koncertit, gjithashtu për arsye mjekësore.