‘Të njoh prej dy dekadash’/ Këngëtari i njohur ka një mesazh për Luizin
Pjesëmarrja në “Big Brother VIP” e ka kthyer Luiz Ejllin në kryefjalën e këtyre ditëve. Dhe përveç mbështetjes së madhe nga ndjekësit e formatit, ai ka pasur shumë suport edhe nga figura të ndryshme publike.
Përmendim mes tyre Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati, Zaimina Vasjari, Klea Huta, Juliana Pasha, Meridian Ramçaj, Samanta Karavella, Arilena Ara, etj. Së fundmi edhe të Ermal Fejzullahut.
Në një status në mediat sociale, Ermali ka zbuluar se e njeh Luizin prej gati dy dekadash dhe flet me superlativa për të. Ai e cilëson atë si artist, pozitiv dhe të qeshur.
“Luiz djali të njoh gati 2 dekata. Gjithmonë i njëjtë, i buzëqeshur, pozitiv, djalë artist. Po i gëzohem faktit që edhe publiku të do fort, ashtu siç të duam ne të gjithë. Paç shëndetin, për të tjerat as mos e vrit mendjen,”-shkruan këngëtari krahas një fotoje të Luizit në Instastory.