Të ndarë por ende të martuar! Keisi sqaron raportin e saj të sotëm me Stresin
Raporti i Keisit dhe Stresit vazhdon të jetë në vëmendjen e ndjekësve të dyshes.
Ndarje e ribashkime të shumta që rezultuan në ndarjen përfundimtare ka mbajtur gjithnjë të gjallë vëmendjen e publikut.
Sidoqoftë Keisi, me të cilën është e martuar ligjërisht, së fundmi në “Goca dhe Gra” ka folur më shumë për këtë pjesë, teksa ka treguar se si qëndron në të vërtetë raporti i dyshes së njohur.
“Ne jemi ndarë nga njëri-tjetri. Por, jemi të martuar me dokumente. Duhet bërë divorci, por ka qenë unë duhet të vij për ta bërë, nuk kemi qenë asnjëri në Shqipëri, tani që ai është kthyer varet me gjyqet procedurat e gjërat e tilla. Por, është diçka që nuk e kemi marrë me urgjencë, ne komunikojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.
Keisi më tëj vijon të sqarojë se ishte shumë e re kur kishte takuar reperin.
“Mendoj që unë kur e kam njohur kam qenë 19-vjeçe. Kam qenë shumë e vogël nuk e kam njohur jetën publike, kur e kam njohur Arkimedin nuk e dija që është i famshëm sepse kur kam pas parë këngën e parë, nuk e kam parë që është i njëjti njëri në videoklip që unë kam në lagje”, shtoi më tej Keisi.
Për faktin se dyshja kanë një raport shumë korrekt sot dhe gëzojnë respekt të madh për njërin tjetrin, e ka konfirmuar edhe reperi shpeshherë në intervista dhe postime në Instagram. /prive.al