Të ndarë por Aleksia sapo i çoi një mesazh të papritur Romeos (foto)

Janë bërë tashmë disa muaj që Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund romancës mes tyre, por ndoshta gjërat kanë ndryshuar. E mbani mend simbolin e Spiderman që gjatë BBV u bë viral nga Donaldi dhe Romeo e më pas u përhap edhe tek fansat e aktorit?!

Epo të njëjtën gjë ka bërë sot Aleksia, ku në një foto përballë pasqyrës ka surprizuar duke pozuar me simbolin e Spiderman.

Ka mjaftuar ky gjest që të aludohet për një rikthim të mundshëm mes dyshes, por asgjë nuk është e sigurtë. Mbetet për t’u parë në vijim nëse ky veprim ka qenë një provokim nga Aleksia apo kemi të bëjmë me ndonjë sinjal që dyshja janë drejt rikthimit.