“Të ndahesh nga një lidhje serioze dhe t’i kushtohesh muzikës është pa lidhje”, Valon Shehu rrëfen c’po ndodh me jetën e tij
Këngëtari i njohur Valon Shehu ende nuk e ka gjetur shpirtin e tij binjak.
Ai është shprehur se “edhe pse ka moshën e duhur”, nuk e ka njohur akoma një vajzë që t’i rrëmbejë zemrën dhe të shkojë drejt altarit.
Këngëtari theksoi se nuk ka bërë asnjëherë propozim martesë dhe se është në dilemë se ku ta marrë gruan në Kosovë apo në Shqipëri.
“Nuk kam propozuar ndonjëherë për martesë, nuk më ka ardhur rasti ndoshta. E kam edhe moshën që duhet, se shumica më thonë ‘kur …’. Jam 31-vjeç, tani me duhet me gjet një nuse, por s’di ku ta marr në Kosovë apo Shqipëri. Me gjet një në Has, mes dy vendeve (qesh). Zgjohem herët në mëngjes, sepse shkoj në palestër. Kam qenë në një lidhje, pastaj në një lidhje tjetër. Të ndahesh nga një lidhje serioze dhe i kushtohesh muzikës, është palidhje”– tha Valon Shehu i ftuar në “Wake Up.”
/Panoramaplus.al