“Të mos nxisim urrejtje”, Melinda i kërkoi falje publikisht pasi e ofendoi, reagon Tayna

Ditën e sotme, reperja Melinda Ademi i kërkoi publikisht falje koleges, Tyana, pasi e kishte ofenduar në vargjet e këngës së saj “Freestyle”.

Tayna-2

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruante Melinda në postimin e saj në “Instastory”.

Tayna-1

Ndërkohë “Prive” ka kontaktuar me menaxherin e Tayna-s, të cilët kanë thënë se në këtë mes nuk ka vend për reagime dhe reperja nuk ka asgjë për të thënë.

Menaxheri i Tayna-s është shprehur se Ademi e kishte ofenduar shumë atë dhe për këtë arsye, ka marrë edhe shumë ofendime nga fansat e reperes e cila emrin e vërtetë e ka Dorintina.