“Të lindura me yll në ballë”, Aurela Gaçe e Eli Fara marrin komentin e parë nga Besa Kokëdhima për duetin
“Të lindura me yll në ballë”, i ka cilësuar dy koleget e saj këngëtarja Besa Kokëdhima. Këtë vit, dy shoqet e ngushta të muzikës, Eli Fara dhe Aurela Gaçe marrin pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, dhe komplimentin më të mirë e kanë marrë nga Kokëdhima. Në Instagram, Besa i ka lavdëruar mikeshat e saja për këngën “ZEMRA RRATATATA”, me të cilën dy nga këngëtaret me zërat më karakteristikë morën pjesë, sipas Prive. Eli dhe Aurela, kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë në “Kënga Magjike”, e muzika që ato sollën iu shkon shumë që të dyjave.