“Të kesh një baba të alkοlizuar… esëll nuk ishte i keq, por kur pinte transformohej… fëmijëri e keqe, e kam falur”
Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës, Eni ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të babait të alkσlizuar.
Tashmë, prindërit e tij janë të divσrcuar megjithatë, “traυmat” i kanë mbetur ende në mendje.
“Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin.
Kam bërë lloj-lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamerier nëpër dasma, laja pjata. Punoja me kova, me llaç. Me gurë, me dru.
Periudha më e vështire ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Të kesh një baba të alkσlizuar është një problem shumë i madh. Kam përjetuar situata të tme’rrshme. E kam falur, nuk ia ve fajin atij si individ.
Të nesërmen esëll nuk ishte i keq, ishte tjetër person, por kur pinte transformohej. Fëmijëri e keqe”, ka treguar Eni Tare.