“Të kesh gjoks, shalë e të pasme nëpër media quhesh i famshëm”, Ilda Bejleri lë pa fjalë ndjekësin me përgjigjen
Ajo është një nga gazetaret më të njohura sportive dhe më të ndjekurat në rrjetet sociale. Është fjala për Ilda Bejlerin, e cila prej kohësh na shoqëron në emisionet sportive.
Një ditë më parë ajo publikoi në profilin e saj në “Instagram” një fotografi mjaft tërheqëse, ku shfaqej e veshur me një fustan të ngushtë blu.
Poza e Ildes mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku moderatorja ka pikasur një jo shumë të këndshëm. Një ndjekë e akuzonte me ironi se ajo dinte vetëm të ekspozohej në media.
“Kanë ardhur kohë të këqija. Është koha e njerëzve më të padobishëm të shoqërisë. Të jesh shkencëtar, të jesh mjek, biznesmen, të jesh njeriu më i zoti në çdo lloj fushe ku i shërben njerëzve dhe vendit nuk je asgjë. Ama të kesh gjoks, shalë dhe të pasme dhe të dalësh t’i ekspozosh ato nëpër media quhesh i famshëm. A thua do ketë ndonjë kufi bordellizmi dhe injoranca e kësaj shoqërie, apo kemi hyrë në një trajektore ku e kemi të pashmangshme edhe një herë kalimin në epokën e majmunëve?”- i shkruan ndjekësi.
“E vërtetë, unë për vete jam diplomuar për gazetari, kam 12 vjet në këtë profesion. Nuk di në ndonjë vend që në gazetari s’duhet të ketë gjoks? Nëse di ti, më thuaj. Për pjesën tjetër, jam dakort me ty, kanë ardhur kohë shumë të këqija!”, i përgjigjet Ilda.
“Ps: Shih ndonjëherë supersportin, më ndiq dhe informohu, mos e kalo kohën në Instagram vetëm, duke parë shalë dhe gjokse femrash”, ka shtuar moderatorja sportive, duke e lënë pa fjalë ndjekësin e saj.