Të infektuar nga koronavirus, Rugani e Michela Persico presin një fëmijë: “Tani kam shumë frikë”
Ditët në shtëpinë Rugani janë kthyer nga të gëuara në frikë. Michela Persico, bashkëshortja e mbrojtësit të Juventus, ka rezultuar pozitiv me testin për Covid-19, por në të njëjtën kohë ka lajmëruar shtatëzaninë: “Unë e Daniele presim një fëmijë – ka zbuluar ajo për Chi -. Nuk arrij as ta flas, mjekët më kanë siguruar, por tani kam frikë”. Ajo e Rugani jetojnë të ndarë në këtë moment: “Nuk mund të shoh askënd, por do tia dal”.
Persico është futur në muajin e katërt të shtatëzanisë dhe aktualisht është në izolim në shtëpi, ndërsa Rugani ngodhet në izolim në ‘J Hotel’. “Daniele nuk kishte simptoma, pastaj papritur pak temperaturë, gati asgjë shqetësuese, por nisi kontrolli. Pozitiv. Por ishte mirë. Edhe unë nuk kam simptoma e jam mirë. Por për momentin duhet të kuptoj cfarë do të ndodhë. Shpresoj që virusi të mos ndikojë në shtatëzani. Mjekët më kanë siguruar se nuk duhet të ketë probleme, por vendosuni në vendin tim: kam një frikë pambarim”.