Të gjithë VIP-at po i veshin, ky është trendi i rrobabanjove këtë sezon
Prej disa javësh tashmë rrjetet sociale janë mbushur me foto nga plazhet, ku më në fund pas karantinës shumë qytetarë kanë mundur të nisin pushimet.
Mes tyre janë edhe VIP-at të cilët ndiqen shumë në rrjete sociale dhe bëhen shpeshherë frymëzim me stilin e tyre.
Këtë sezon veror shumë prej vajzave të shoëbizit kanë zgjedhur të vishen me rroba banjo trupore.
Këto lloj rroba banjosh mesa duket janë trendi i kësaj vere pasi i kemi parë t’i veshin që nga këngëtaret e deri tek modelet.
Disa prej tyre janë Xhensila Myrtezaj, Tayna, Arilena Ara, Oriola Marashi, Kejvina Kthella, Enca, Elita Rudi etj.