Të gjithë urojnë sot Vera Grabockën për ditëlindje, do çuditeni me moshën e regjisores

Regjisorja e njohur Vera Grabocka feston sot ditëlindjen, dhe moderatorja dhe bashkëpunëtorja e saj prej vitesh, Alketa Vejsiu kishte një urim special sot për zonjën e talentuar të televizionit. Në urimin e saj për ditëlindje Alketa i ka shprehur gjithë mirënjohjen pa kursyer dhe vlerësimet për krahun e saj të djathtë prej 18 vitesh. “Bibla e Profesionit Vera Grabocka. E kam lexuar dhe mësuar mirë! Grazie Prof! Je një legjendë, je një grua shumë e madhe, por je vërtet edhe një Peter Pan që nuk do rritesh asnjëherë! Gëzuar 10 vjetorin! E di që jam edhe një ndër studentet që ke dashur më shumë… Ndaj këtë privilegj po e gëzoj. 18 vite bashkë”, ka përfunduar Alketa. Po ashtu aktorja Rudina Dembacaj që bashkëpunon me Verën për spektaklin e saj të ri, bëri postimin me urimin për regjisoren e njohur, e cila mori sot urime nga shumë e shumë miq në Instagram. Por a jeni kureshtarë të mësoni moshën e zonjës së televizionit që nuk di të plaket? Ajo sot bëri 69 vjeçe, dhe pse duket si një vajzë e re. Kujtojmë që Vera është gruaja e aktorit të njohur Timo Flloko, nga martesa me të cilin kanë një vajzë të vetme, Lindën. /Story.al/