Të gjithë të vaksinohen!/ Reagon mjeku, Xhepa: Kush mban përgjegjësi për reaksionet e fuqishme autoimunitare, koha të flasin specialistët jo politika
Ndërkohë që bota ka filluar përgatitjet për t’u përballur me variantin e ri të Covid-19, liderët e shteteve të ndryshme po kërkojnë që vaksina të bëhet e detyrueshme edhe për personat që e kanë kaluar virusin në mënyrë natyrale.
Diçka e tillë pritet të ndodhë edhe në Shqipëri, ndërsa lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe specialisti kirurgjisë, mjeku Gëzim Xhepa i cili ka shprehur shqetësimet e tij.
Xhepa thotë se nuk ka asnjë person që mund të mbajë përgjegjësi për reaksionet autoimunitare që mund të shkaktojë vaksinimi i personave që e kanë kaluar në mënyrë natyrale virusin.
Më tej ai shton se është koha që këto gjëra të trajtohen nga sepcialistët dhe jo nga politika siç është bërë deri më tani.
Mjeku kirurg, Gëzim Xhepa
Ku është komuniteti mjekësor…?!!! Personave që kanë kaluar në mënyrë natyrale covidin dhe shfaqin anticorpe në 56 fishin e normës, u kërkohet në emër të vendimeve qeveritare të aplikojnë vaksinën…!!! Kush mban përgjegjësi për reaksionet e fuqishme autoimunitare…, me risqe të larta të fibrozës agresive pulmonare…?!!! Kjo është pyetje edhe për suportin profesional mjekësor të komitetit të ekspertëve dhe specialistëve të ISHP…!!! Pas dy vjetëve që në plan global për pandehmën Covid 19 ka folur politika…, ka ardhur koha të flasin specialistët…!!! Argument nuk është ka folur OBSH kaotike, kështu vepron Amerika, Franca, Italia, apo Gjermania, etj., kështu thotë Biden, Macron, Merkel, apo Fauci, etj., por argumentet janë fiziopatologjike…!!! Mund të sqarojë njeri epideminë aktuale izraelite në vendin me përqindjen më të lartë të vaksinimit në popullatë…, përqindje që kapërcen imunitetin e tufës…?!!! Kur vaksinimi nuk ndërpret zinxhirin e transmetimit, kush i jep të drejtën e aplikimit të detyrueshëm të saj nga politika globale…!!! Çfarë studimi ka bërë OBSH për efekshmërinë e maskave në frenimin e infektimit…, që na detyrojnë femijët të mbajnë maskë…, dhe të riciklojnë brenda saj smogun toksik të metropoleve…?!!