
Të gjithë sytë nga shtëpia 17.5 milionë dollarë e Chrissy Teigen dhe John Legend
Chrissy Teigen dhe familja e saj janë zhvendosur zyrtarisht në shtëpinë e tyre në Beverly Hills.
Ata kanë qenë të angazhuar për disa muaj me restaurimin e kësaj prone që prej vitit kur ata e blenë për 17.5 milion dollarë. 35-vjeçarja postoi fotot e banesës së saj luksoze në ‘Instagram’ ditën e hënë, në të cilat shfaqej duke u relaksuar në dhomën e saj të sofistikuar.
Arredimi i kësaj shtëpie të lë gojëhapur, sidomos kuzhina e saj, e cila është e mbuluar me mermer. Ndërsa ditën e dielë ajo postoi në ‘Twitter’ duke i uruar të gjitha nënave festën e tyre./revistawho.com