Të gjithë sytë nga Margot Robbie dhe thjeshtësia e saj në tapetin e kuq

Margot Robbie tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ndërsa mbërriti në premierën e filmit Babylon në vendlindjen e saj Australi.

32-vjeçarja kaloi në tapetin e kuq mbrëmjen e së hënës, teksa dëshmoi se të çarat deri te kofshët mund të duken super klas në një fustan saten ngjyrë bojëqielli të gjatë. Fustani kishte një dantellë të kuqe në pjesën e të çarës dhe të bishtit.

Margot kishte veshur një palë taka të larta me rripa, ndërsa pozoi për fotografët. Aktorja kishte zgjedhur një makeup të lehtë dhe flokët me pak onde. Margot nuk kishte vendosur asnjë bizhu përveç një unazës.