Të gjithë po flasin për prerjen e flokëve ‘ujk’: Si duket dhe pse quhet kështu?

Dy modelet më të përhapura gjatë verës së këtij viti janë “mullet” dhe “shag”, të cilat duken përkatësisht kështu:

Mullet

Shag

Megjithatë, kohët e fundit, këto dy prerje janë lënë pak në harresë dhe vëmendjen e ka marrë “wolf cut” ose prerja ujk. Hashtagu me të njëjtin emër ka rreth 519 milionë shikime në TikTok dhe njerëzit po flasin rreth saj, po japin këshilla dhe po tregojnë si duken pas prerjes. Ndërsa nuk është saktësisht e qartë se nga lindi emri, “ujku” ka të ngjarë të tregojë për natyrën e egër, të shkujdesur të prerjes. Dhe është pikërisht ky stili “nuk jam përpjekur shumë të dukem kaq mirë”, që po e bën këtë prerje kaq të popullarizuar.

“Prerja ujk është trend jo pa arsye – është një transformim i menjëhershëm nëse doni një pamje seksi, por edhe moskokëçarëse”, thotë stilistja e famshme e flokëve Sally Hershberger.

Billie Eilisht (ndoshta) e bëri e para:

Burimi: Bustle

/Anabelmagazine