Të gjithë në “Përputhen” i kthehen kundër Ledjanës për dhuratën anonime
Një dhuratë anonime që kishte ardhur në adresë të Ledjanës ka nxitur një debat në puntatën e sotme të “Përputhen”. Në ditën e Shën Valentinit, Ledjana postoi një foto ku tregonte dhuratën: arush, trëndafila dhe një pusullë ku shkruhej “Më mungon”.
Ledjana më pas e fshiu këtë postim, por sot u rikthye në vëmendje për të mësuar më shumë. Ledjana u shpreh se nuk e dinte kush ia ka sjellë dhuratën, por deklarata e saj nuk u besua nga konkurrentët.
Atdheu i sigurt u shpreh se dhurata është nga ish- i dashuri i Ledjanës ndërsa Mevlani vuri në dukje faktin që personi e njeh personalisht Ledjanën duke qenë se i ka shkruar “Më mungon”.
Ledjana vazhdoi të insistonte se nuk e njihte personin dhe mesa duket ky person do të mbesë anonim edhe në sytë e publikut.