“Të gjithë kanë informacione edhe për ty: Arbana i kthehet Oltës: E turpshme
Përgjatë këtyre ditëve Olta ka kërcënuar Kiarën dhe Efin duke thënë se di shumë gjëra për to dhe se mund t’i nxjerrë me një fjalë jashtë.
Mbrëmjen e sotme në prime aktorja tha se të gjithë kanë informacione për njëri-tjetrin.
Kjo deklaratë e banores solli një reagim të ashpër nga moderatorja Arbana Osmani, e cila në fillim tha se këto ngjarje nuk do të diskutoheshin sepse ishin shumë të turpshme.
Arbana i tha Oltës se të gjithë kanë një jetë jashtë dhe është e drejta e secilit ta jetojë si do.
“Njerëzit kanë jetuar. Ti i përmend por nuk të bën nder fare. Kemi jetuar, të gjithë kanë informacione edhe për ty, edhe për mua, është shumë e turpshme, shumë e shëmtuar.
Nuk jemi këtu për të gjykuar askënd. Meqënëse e solle vetë muhabetin deri këtu, por ne duhet të paktën të japim mesazhin se secili ka të drejtën të jetojë jetën e tij si të dojë”, u shpreh Arbana.