Të ftuar ekskluziv dhe një festë me 700 të pranishëm: Detajet nga 60-vjetori i Barack Obama-s

Një burim ekskluziv ka treguar për “Page Six” se The Roots, John Legend, Common dhe D-Nice do të performojnë në ditëlindjen e 60-të të ish- Presidentit të Amerikës, Barack Obama.

Ai do ta presë festën në një ishull privat, i cili quhet “Vineyard” dhe pjesë e saj do të jenë 700 të pranishëm, 475 prej të cilëve janë të ftuar dhe një staf prej 200 vetësh.

Disa nga të pranishmit e tjerë do të jenë Oprah Winfrey, Michael Jordan dhe George Clooney.

Presidenti Biden nuk do t’i bashkohet festës, ndonëse spekulohet se shkak të jetë ‘Covid-19’ dhe versioni i ri i tij, Delta.

Lajmet për festën e Barack Obama kanë zaptuar mediat e huaja pasi ndjekësit e kanë konsideruar një çmenduri festën e tij në këtë periudhë pandemike./revistawho.com