Të fiksuar pas të dashurës së Mozzik, reperi merr vendimin ta fusë në…

Nëse flasim për shikueshmëri në Instagram, e dini kush është “mbretëresha” e milionave? Bëhet fjalë për Loredana Zefin, të dashurën e reperit të njohur Mozzik. Videot e Loredanës arrijnë mbi 1 milion shikime, dhe vetëm për shkak të stilit që ka si vajzë. Ndërkohë nisur nga popullariteti që ka arritur, biondja simpatike po përgatitet të afirmohet si këngëtare. Këtë lajm e dha vetë reperi i njohur, Mozzik, i cili ka marrë vendimin ta fusë në rrugën e muzikës. Ai ka treguar se së shpejti ajo po bëhet gati t’i futet muzikës. “Mbretëreshë Lori! Më besoni… Së shpejti, së shpejti!”, shkruan reperi.