Të festosh si Ledri dhe Sara, (edhe pasi bëheni prindër për herë të parë)

Orët e para të ditës së sotme e kanë gjetur Ledrin mes njerëzve më të dashur duke festuar ditëlindjen e  35-të. Ka qenë Sara ajo e cila ka ndarë pamjet nga festa e organizuar për reperin në kryeqytet, aty ku janë mbledhur miq nga Kosova dhe Shqipëria.

Torta e gjitha në ngjyrë të zezë ka tërhequr gjithashtu vëmendjen, teksa Ledri ka festuar me gotën në dorë. Edhe pse prindër prej disa muajsh, Ledri dhe Sara nuk kanë harruar asnjëherë të festojnë si dy të rinj që i gëzohen jetës njësoj pavarësisht çdo ndryshimi apo impenjimi.

Vetëm disa ditë më parë, Sara festoi ditëlindjen në një festë në Prishtinë./revistawho.com