Të famshmit që përfunduan të martuar me fansat e tyre

1. Tom Cruise dhe Katie Holmes

Sot Katie është një yll filmash, por dikur kur ishte 15-vjeç mbante në dhomën e saj një poster të Tom Cruise dhe ëndërronte të martohej me të. Në maj të 2005-ës ndodhi ëndrra e saj u plotësua dhe dyshja nisi romancën. Pavarësisht dashurisë mes tyre dhe vogëlushes Suri që lindi në 2006, çifti u divorcua në 2012.

2. Justin dhe Hailey Bieber

Një gjeneratë e tërë fansash ëndërronin të martoheshin me Justin Bieber, por vetëm njëra prej tyre ja doli: Hailey Baldëin. Kur ajo ishte 12 vjeç, i ati e dërgoi të takonte Justin Bieber bashkë me fansat e tjerë. Pas shumë vitesh, ndodhi që ai u dashurua me modelen, për t’u fejuar me të në 2018. Një vit më vonë çifti u kurorëzua në martesë në Karolinën e Jugut.

3. Princ Harry dhe Meghan Markle

Historia e tyre daton shumë më herët se 2016, kur dolën publikisht si çift. Duhet se Harry ka qenë prej kohësh admirues i fshehtë i Meghan, ose thënë më saktë i Rachel Zane, rolit të saj në serialin “Suits”. Pra princi ka menduar për të 2 vite para se ta takonte për herë të parë.

4. Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë prindër të dy fëmijëve. Të martuar që prej 2015, dyshja dikur ishin thjesht kolegë në filmat që luanin bashkë. Mila tregon se ka qenë ajo e para e cila ka ndjerë një tërheqje të menjëhershme teksa xhironin bashkë dhe se ishte më shumë se nervoze sa herë që kishte skena puthjesh me të.

5.Machine Gun Kelly and Megan Fox

Machine Gun Kelly e quan marrëdhënien me të si plotësimin e ambicies së tij më të madhe pasi Megan Fox ka qenë fiksimi i tij në vitet e gjimnazit. Madje në dhomën e gjumit dikur kishte një poster gjigant të aktores.

6. Princ William dhe Kate Middleton

Ata ishin të dy studentë në të njëjtin universitet dhe Kate që atëherë mendonte në fshehtësi se “nuk kishte asnjë të dytë si princi William”. Ashtu rezultoi për të në fakt. Dyshja e bënë publike lidhjen në 2004 dhe u martuan në 2010. Sot janë prindër të tre fëmijëve.