Të famshmit që mbushën faqet e gazetave me tradhtitë e tyre, emrat

Kur flasim për tradhti, mendja shkon menjëherë te Bill Clinton dhe historia e tij me Monica Lewinsky, shkruan TCH. Ka edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm që kanë mbushur faqet e gazetave me historitë e tyre polemizuese. Më poshtë, njihuni me tradhtarët më të famshëm të historisë.
1. Pablo Picasso – Nga të gjitha të dashurat e tij, Marie-Thérèse Walter ishte e preferuara. Mbajti marrëdhënie jashtëmartesore me të për 8 vite dhe i bleu apartament përballë shtëpisë së ti.
2. John F. Kennedy – Lista e të dashurave me të cilat tradhtonte gruan është e gjatë. Aty gjendet edhe emri i Marilyn Monroe.
3. Frida Kahlo – Martesa e saj me Diego Rivera ishte katastrofë. E tradhtoi me burrë të fuqishëm si Nickolas Muray, Trotsky dhe Ignacio Aguirre. Pati marrëdhënie edhe me femra.
4. Albert Einstein – Nuk ishte besnik ndaj dy grave të tij.
5. Fernand Katoliku – Tradhtoi gruan me kushërirën e tij të parë, përveçse me gra të tjera.
6. Bill Clinton – Skandali Lewinsky që shpërtheu në vitin 1998 bëri xhiron e botës.
7. Hugh Grant – Ishte i fejuar me Elisabeth Hurley kur u fotografua në makinën e tij me një prostitutë.
8. Kristen Stewart – Tradhtoi Robert Pattinsonin me regjisorin e filmit për të cilin po punonte.
9. François Hollande – Një revistë i zbuloi lidhjen sekrete me aktoren Julie Gayet, gjë që e çoi në krizë nervore zonjën e parë, Valérie Trierweiler.
10. Princi Charles – Princi i Uellsit kishte marrëdhënie me Camilla Parker ndërkohë që ishte i martuar me Lady Diana.
11. Woody Allen – Tradhtoi Mia Farrow me vajzën që kishte birësuar, me të cilën është edhe sot i martuar.
12. Tiger Woods – Në vitin 2009 u zbulua se kishte tradhtuar gruan e tij me shumë femra.
13. Spencer Tracy – I martuar me Louise Treadwell, mbajti një lidhje të gjatë me Katherine Hepburn, me të cilën xhiroi 9 filma.
14. Benito Mussolini – Gruaja e dinte gjithmonë se Benito kishte të dashur.
15. Luigji XIV i Francës – E tradhtoi shumë herë gruan e tij dhe pasi ajo vdiq, u martua me njërën nga të dashurat.
16. Izabela II e Spanjës – Historia e njeh si nimfomane. Ka pasur shumë histori me burra të tjerë.
17. Jude Law – Tradhtoi gruan me dadon e fëmijëve.
18. Ashton Kutcher – U fotografua me një modele ndërkohë që ishte i martuar me Demi Moore. Pas kësaj, Moore i kërkoi divorcin.
19. Marc Anthony – Tradhtoi gruan me Jennifer Lopez, me të cilën u martua më vonë.
20. Napoleon Bonaparti – Pasi gruaja e tradhtoi disa herë, nisi dhe ai ta tradhtonte.