Të famshmit me një formim akademik që shkon përtej aktrimit!

Shumica e njerëzve mund të mendojnë se nëse jeni i famshëm, nuk ka nevojë të studioni asgjë tjetër. Sidoqoftë, ka disa të famshëm që mendojnë pikërisht të kundërtën dhe për ta, rritja profesionale nuk mbaron me aktrimin. Shumë prej tyre kanë vazhduar të marrin doktoratura në fusha të ndryshme.

Këta të famshëm menduan se fama dhe paratë nuk ishin të mjaftueshme dhe vendosën të ndjekin edhe suksesin akademik.

Lisa Kudrow, biologe

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lisa Kudrow (@lisakudrow)

Aktorja e njohur, Lisa Kudrow fitoi një diplomë bachelor në biologji. Së bashku me babanë e saj dhe studiuesit e tjerë, ajo publikoi një studim shkencor mbi korrelacionin e dhimbjeve të kokës.

Mayim Bialik, neuroshkencëtare

 

View this post on Instagram

 

A post shared by mayim bialik (@missmayim)

Mayim Bialik është një aktore, neuroshkencëtare dhe autore. Në vitin 2007, ajo fitoi Ph.D. në neuroshkencë dhe është e njohur për promovimin e pjesëmarrjes së grave në shkencë.

Steve Martin, filozof

Aktori Steve Martin, pas mbarimit të shkollës së mesme, ndoqi kurse të dramës dhe poezisë në anglisht. Ai më pas u bashkua me Universitetin Shtetëror të Kalifornisë për të marrë drejtimin e filozofisë. Frymëzuar nga orët e tij të filozofisë, Martin konsideroi të bëhej mësues. Ai është pjesë e organizatës “Mensa”, e cila është organizata më e madhe dhe më e vjetër e inteligjencës së lartë në botë.

Ken Jeong, mjek

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ken Jeong (@kenjeong)

Komediani Ken Jeong, ndoqi shkollën e mesme ku atje i përkiste një ekipi studentësh të talentuar dhe u diplomua në moshën 16-vjeç. Ai vazhdoi studimet dhe fitoi një doktoraturë në mjekësi, ndërsa gjithashtu ndoqi një karrierë si komedian.

Gerard Butler, avokat

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gerard Butler (@gerardbutler)

Aktori Gerard Butler ndoqi shkollën e drejtësisë dhe pasi u diplomua, siguroi një pozicion në një firmë ligjore si një avokat praktikant.

Karlie Kloss, zhvilluese

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Karlie Kloss (@karliekloss)

Karlie Kloss është një nga supermodelet më të famshme amerikane. Ajo madje punoi edhe te “Victoria’s Secret”. Ajo krijoi një bursë për vajzat për të hyrë në arsim dhe për të mësuar rreth programimit kompjuterik.

Jodie Foster u diplomua në letërsinë afrikano-amerikane

Jodie Foster ka pasur një karrierë të gjatë filmike. Ajo është njohur më së shumti për rolin e saj kryesor në filmin “Panic Room” dhe për rolin e saj si Maggie në “The Simpsons”. Ajo u diplomua në Letërsinë Afrikano-Amerikane nga Universiteti Yale. Ajo flet dhe komunikon aq mirë në frëngjisht sa që aktualisht është duke aktruar dhe dubluar në atë gjuhë në shumë filma. Ajo gjithashtu di gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

Top Albania Radio