Të famshmit e huaj fansa të Luizit, apo Luizi fans i tyre?!

“Big Brother VIP”, reality show më i ndjekur nga shqiptarët zhvillon edicionin e tij të dytë dhe personazhet pjesëmarrës kanë arritur të tërheqin vëmendjen e publikut, që në datën e nisjes më 24 dhjetor të vitit që lamë pas. Përballimi i dinamikave të ngjarjeve, shfaqja e një personaliteti njerëzor dhe krijimi i situatave komike janë ato çka vlerësohen më shumë në këtë lojë.

E një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, për të mos thënë më i komentuari, është padyshim Luiz Ejlli. Publiku është afeksionuar pas tij që nga forca e treguar, loja që ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, notat e tij të humorit, historia e dashurisë me Kiara Titon, e shumë e shumë motive të tjera.

Përveç kësaj, mund të themi me plot gojë se Luizi është i vetmi banor këtë edicion që ka guxuar me ndryshimet e tij në ‘look’. Që pas pak ditësh kur kishte filluar ky spektakël, Luizi vendosi që natën e ‘Prime’-it, të lyente flokët e tij në ngjyrë biond. E këtu duam të ndalemi pak. Kjo paraqitje e tij na ka sjellë paksa ndër mend artistin e njohur ndërkombëtar Sam Smith, ku ngjashmëria duket goxha. Shikoni foton më poshtë që ta kuptoni se për çfarë po flasim…

Ngjasojnë goxha, apo jo? Shpesh në rrjet, publiku i afeksionuar pas Luizit, ka bërë ‘meme’ montazhe sikur personazhet e famshëm publikë të huaj, janë fansa të Luzit. (Kujtojmë këtu një montazh të Elon Musk para pak ditësh, gjoja shprehte mbështetjen e tij për banorin e “BBV”). Pra, meqë jemi në kuadër ‘meme’-sh ende, Sam Smith ka veshur së fundmi një bluzë me një kokë luani të madhe përpara. Luiz = Luani i “BBV”… Fundja, le të shfrenojmë pak imagjinatën duke u argëtuar.

Dhe meqë ra fjala tek luani, para një jave dhe Kylie Jenner bëri bujë të madhe në rrjet pasi u pa e veshur me një fustan me një kokë të madhe luani si aksesor. Teksa të shumtë ishin ata që e kritikuan, duke përmendur abuzimin ndaj kafshëve, në Shqipëri nuk kishte si të anashkalohej nga ‘publiku i meme-ve’: “Kylie Jenner mbështet Luizin”!

Megjithatë, që nga spektakli live i kaluar, Luizi kishte ndërmend të na befasojë të gjithëve duke ndryshuar sërish ‘look’. Çfarë mund të ketë më të guximshme se kaq mund të mendojnë disa… Epo, flokë ngjyrë jeshile, një ndryshim të cilin nuk e priste askush… Ama duket se e ka arritur të ketë vëmendjen e të gjithëve.

E menjëherë të shumta ishin dhe reagimet në rrjet. Duket se publiku e ka pëlqyer edhe këtë ndryshim tek këngëtari, fundja sërish është diçka që nuk kalon dot pa u vënë re. Dhe meqë jemi këtu, Luizi na ngjasoi pak me personazhin e Joker-it, në kuptimin e mirë të fjalës…

Top Albania Radio