Të famshëm nga prindërit? Eurovizioni, Isea Çili këshillon Anna Gjebrean
Këtë të hënë në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi ishin të pranishme Suela Kalaja dhe Isea Çili të cilat rrëfyen detaje interesante nga marrëdhënia nënë e bijë. Por jo vetëm kaq! Biseda u ndal në kompeticionet muzikore që Isea ka marrë si The Voice dhe Junior Eurovision. Ermali e pyet se çfarë këshille do t’i jepte vajzës së Ardit Gjebreas duke qenë se i dhuroi kupën fituese, Anna Gjebreas.
“Presioni është më shumë tek skena që ka shumë njerëz dhe më shumë je tek pjesa a do bëj ndonjë gabim a mund ta stonoj këngën. Por që unë personalisht e mora shumë me qejf festivalin sepse zura edhe shoqëri aty, akoma flas me ato të eurovizionit. Anna mos ta marrë me frikë, ta marrë me qejf dhe ta mendojë veten me koefidencë që do shkëlqej edhe po të bëj një gabim në skenë”.
Por, sa e vështirë është që të jesh vajza e dy personazheve të njohur publik? Sa ndikon kjo në kompeticione të tilla. Isea tregoi se mami gjithmonë ka qenë tek pjesa emocionale e perfomancës, ndërsa babai e këshillon që të të jetë e saktë teknikisht, por që nuk mendon se është etiketuar si vajza e Saimirit apo Suelës. Ndërkohë, Suela theksoi se janë shumë të lumtur që Isea nuk e fitoi ‘The Voice ‘sepse të gjithë do mendonin se e ka fituar për hatër të babait dhe të nënës.
“E di sa të lumtur ishim unë dhe babai vetë që nuk e mori çmimin se do thonin hajde se e mori se është vajza e tyre, sikurse mund të thojnë për Annën. Po të kujtojmë edhe Inva Mula kur ka qenë në lice, të gjithë thonin goca e Avniut dhe Ninës, por në Itali dhe në vende të tjera ku mori çmime botërore se njihte njeri”.
A mund ta lej Isea muzikën? Të tyja treguan se shumë shpejt Isean do ta shohim në projekte të reja. “Kurrë”, pohoi Isea ndërsa Suela shtoi se “Jo, madje jemi me projekte të reja, ku marrin pjesë 240 shtete”. /abcnews.al