“Të dyve na merr malli, por nuk i duhemi më njëri-tjetrit”, Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli
Kanë qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për aludime për ndarje mes tyre, por Olsi Bylyku u ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” të gjitha pikëpyetjeve. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.
“Unë, me thënë të drejtën, i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën, jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që t’i mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohem t’u jap kohën të gjithëve dhe partneres. Kjo balance, ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla, që të eci me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ia kemi arritur planit, sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar, as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit, çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim, Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.”
Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, Olsi Bylyku, pas disa sekondave heshtje, tha që të dyve i mungon njëri-tjetri, por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit. “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit, por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”