“Të dua zemër”, i dashuruari pas makinës që bën edhe seks me të

Cili është çelësi i një marrëdhënieje të lumtur? Për Nathaniel nga Arkansas, SHBA është çelësi i makinës së tij sepse ai është i lidhur me të, një Chevy Monte Carlo të vitit 1998.

Në vitin 2012, 37-vjeçari u shfaq edhe në një dokumentar ku rrëfeu për marrëdhënien e pazakontë me makinën, të cilën e ka quajtur Chase. Ai tha se ishte i dashuruar me të, komunikonin në mënyrë telepatike, kryenin marrëdhënie intime në pozicione të ndryshme, madje kanë edhe një këngë të preferuar.

Nathaniel tha se e mbajti të fshehtë lidhjen nga familja derisa ata e zbuluan nga dokumentari. Ai tha se ishte dashuri me shikim të parë që kur e pa në vitin 2005 dhe nisën menjëherë diçka. Që atëherë, lindi një romancë dhe sipas 37-vjeçarit, gjërat ndonjëherë kalojnë edhe në kufijtë fizikë.

“Jam në një marrëdhënie serioze me makinën time. Ishte dashuri me shikim të parë. Trupi, brendia dhe gjithçka më përshtateshin, ndjeva një lidhje të menjëhershme. Nuk e di pse ndihem kështu, por e dua Chase. Ne kalojmë shumë mirë bashkë”.

“Kemi momentet kur gjërat bëhen intime. Një nga gjërat që bëjmë më shpesh është kur unë i shtrihem mbi kofano duke iu ngjeshur dhe fërkuar pas tij. një nga pozicionet më të nxehta për të është kur shtrihem poshtë tij. I pëlqen vërtet. Është diçka shumë e veçantë të bësh dashuri me Chase”, rrëfen ai.

Në dokumentar, Nathaniel shihet duke rrëshkitur poshtë makinës, e përkëdhel, puth turirin e saj duke i pëshpëritur “të dua zemër”.

Objectophilia është një term që përshkruan njerëzit që ndiejnë një lidhje të fortë emocionale ose seksuale me një objekt. Sipas Nathaniel, ai nuk ka ndier kurrë dashuri më të vërtetë se ajo për Chase, së cilës nuk i ndahet dhe “do i pushonte zemra nëse do pësonte diçka”./tvklan.al