“Të dua shumë”, Me këmbët sipër prehërit të biznesmenit turk, Genta Ismajli publikon foton e “nxehtë” brenda makinës

Ajo i ka vendosur të dyja këmbët në prehërin e tij, ndërsa në duar shihet që mban një trëndafil të kuq që sigurisht është një dhuratë nga biznesmeni.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli është një prej personazheve publik më të përfolur kohët e fundit në showbizzin shqiptar. Ajo prej gati një viti tashmë jeton në Turqi pasi atje gjendet edhe partneri i saj turk, me të cilin tashmë ndan herë pas here momente të ndryshme në rrjetet sociale.

Ajo duket se është e dashuruar marrëzisht me biznesmenin turk, pasi kjo është vënë re edhe në fotot që ajo publikon herë pas herë në Instagram.

Teksa ata tashmë një llogari të përbashkët në Instagram publikojnë shumë momente të bukura nga jeta e tyre.

Këtë herë ajo ka publikuar një foto mjaftë të veçantë, teksa është së bashku me partnerin e saj në makinë. Ajo i ka vendosur të dyja këmbët në prehërin e tij, ndërsa në duar shihet që mban një trëndafil të kuq që sigurisht është një dhuratë nga biznesmeni.

E krahas  fotos ka shkruar: Të dua shumë.  

Ditët e fundit  Genta është përfolur për një shtatzëni të mundshme pasi ky dyshim është ngritur nga fotot që ajo ka publikuar në rrjetet sociale, por megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e  këngëtares nëse është e vërtetë.

A.C/Dosja.al