“Të dua, por si motër”/ Shoku i ngushtë i Granitit tregon të vërtetën, pse i tha kështu Fifit
Romanca mes Fifit dhe Granitit mori fund kur ky i fundit i tha që e shikon si shoqe dhe se mes tyre nuk mund të ndodhë asgjë. Ky moment është komentuar së fundmi në “Big Brother VIP Fan Club”.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte shoku i Granitit, Riad Shamliu. Ai hodhi dyshimet se futbollisti ka në mendje një vajzë jashtë.
“Ndoshta i është kujtuar ndonjë femër e tija sepse Graniti ka qenë i dashuruar. Nuk e di të sigurt, por ka mundësi”, është shprehur shoku i tij prej 15 vitesh.