“Të dua përjetë!”- Kim habit gjithë rrjetin me urimin për Kanye! A po divorcohen vërtetë?

Të gjithë u habitëm me urimin e Khloe Kardashian për Kanye West, por pasi pamë urimin e Kim mbetëm pa fjalë. Madje, tanimë të gjithë po diskutojnë nëse çifti po divorcohet në të vërtetë. Ylli i KUWTK ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të vjetër krah (ish)- partnerit dhe 3 fëmijëve të saj duke shkruar “Gëzuar ditëlindjen! Të dua përjetë!” Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ziej. “Jam konfuze!”, “Riktheni çiftin Kimye”, “Ju lutem qëndroni bashkë!”, “Po qaj”, “E prisja këtë!”, janë disa nga komentet e fansave.

Në media është shkruar për çdo gjë, por vetë protagonistët nuk kanë reaguar asnjëherë rreth asaj ç’ka po ndodh mes tyre. Disa ditë më parë gjatë episodit të ri të “Keeping Up With the Kardashians” Kim tha se mes saj dhe Kanye nuk ka sherre dhe situata është e qetë, teksa po ashtu u transmetua edhe një video ku ajo qante duke thënë se nuk mund t’i japë Kanye atë që meriton. Megjithatë, ajo nuk e përmendi për asnjë moment fjalën “divorc”. Nga ana tjetër, Kanye nuk ka reaguar asnjëherë rreth asaj që thuhet në media rreth tyre.

Më 19 shkurt, mediat ndërkombëtare shkruan se Kim zyrtarisht i dha fund martesës së saj duke bërë kërkesë për divorc në Los Angeles. Sipas raportimeve, Kim përmendi “ndryshimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes dhe gjithashtu kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve që ata kanë. Megjithatë, pas fjalëve të sotme nuk dihet nëse ata po ndahen me të vërtetë apo është thjesht një lojë marketingu.

/News31