“Të dua pafund”, dhurata e dukshme e Rudinës për 10-vjetorin me Xhavitin
Rrallëherë poston në rrjete sociale momente me bashkëshortin apo momente familjare, sepse jetën private Rudina prej vitesh e ka ruajtur hermetike, por dita e sotme është e veçantë. Rudina dhe Xhaviti sot kanë mbushur 10 vite së bashku. Me këtë rast moderatorja na tregoi anën e saj romantike duke i bërë një dedikim bashkëshortit, që siç e quan është dhe shoku i saj më i mirë, mbështetja më e sigurtë dhe babai model për Mian.
“10 vite bashkë! 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh! Gëzuar pervjetorin jeta ime, bashkëshorti më mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!”