“Të dua fort”, VIDEO virale në rrjet, ja çfarë i tha Olta Luizit kur u largua

Një suprizë për të gjithë publikun mbrëmjen e djeshme ishte dalja nga shtëpia e Big Brother Vip e Olta Gixharit.

Ndonëse shumica prej ndjekësve kanë shprehur mospëlqimin e tyre për aktoren, të njëjtët u mërzitën mbrëmjen e djeshme me lënien përgjysëm të garës nga Gixhari, pasi ashtu si dhe vetë ata e komentojnë në rrjetet sociale Olta ishte një konkurente e fortë dhe e zonja për atë format.

Së fundmi, në rrjet po bën namin momenti kur Olta takoi banorët një për një para se të largohej nga shtëpia.

Teksa ajo takoi Luizin dëgjohet në video teksa i ka thënë që: Të dua fort, ndërsa këngëtari i ka lënë porosi Oltës: Thuaji Dorit më fal për çdo fjalë.

Epo, brenda lojës ishin “armiq”, por si duket jashtë saj do të jenë miq të mirë.