Të dashuruar si Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi, aktori poston foton romantike duke mbajtur në krahë këngëtaren

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi edhe pse përfliteshin prej shumë kohësh për një lidhje e mohonin vazhdimisht.

Megjithatë tani, aktori dhe këngëtarja e njohur kanë dalë hapur dhe nuk e fshehin dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.

Ata postojnë gjatë gjithë kohës foto së bashku dhe janë të pandashëm.

Së fundmi, Romeo Veshaj publikoi një foto duke mbajtur në krahë Jonida Maliqin ndërsa qëndronin në motor.

“Zero-Gravity ❤️”- shkroi aktori në përshkrimin e fotos.

Ndërsa këngëtarja i komentoi: “To the M🌚🌚N and back ❤️”

/Panoramaplus.al