Të bullizosh fëmijët për klikime më shumë? “Shoku ynë Tili” dëshmon se ka mënyra të tjera si të bësh për vete publikun

“Je një portret aq i bukur, sa emrin e ke Sibora por unë do të thoja Sidielli”, ishte fjalët që artistja Manjola Nallbani i drejtoi pas debutimit në ekranin e “Top Channel””, një prej talenteve të formatit “Shoku ynë Tili”.

Fjalë të bukura, që jo vetëm rrisin vetëbesimin e fëmijës dhe e bëjnë të ndihet mirë, por po ashtu janë fjalë që dhe publiku dëshiron t’i dëgjojë, kur epiqendra janë fëmijët.

Publiku e mori si shembull pozitiv një koment të tillë, si mënyra e duhur se si duhet që të rriturit t’u drejtohen fëmijëve, sidomos në një show televiziv, ku qëllimi është audienca. Kështu “Shoku ynë Tili”, formati i ri i talenteve me autor Alban Malen, prezantuese Nevina Shtyllën dhe anëtarë jurie; Graciano Taganin, Manjola Nallbanin e Xhani Shqerrën, dëshmon se ka mënyra të tjera për të bërë për vete publikun, që ka lidhje me talentet, perfomancat dhe komunikimet e kujdeshme të anëtarëve të jurisë me fëmijët.

Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e “Top Channel”” duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka.

Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.

Ndërkohë ka qenë po publiku që ka identifikuar formatin tjetër të ngjashëm “Të ka mami yll”, që dëshmon mënyrën se si s’duhet të jetë një program talentesh, që aspirojnë diçka të madhe nesër, por që ende pa filluar ua presin krahët disa profesionistë që shprehen pa kujdes.

Komentet e papërshtatshme dhe sjellja e tre anëtarëve të jurisë në “T’ka mami yll”, është kritikuar jo vetëm nga njerëz të thjeshtë, por edhe figurave të njohura të ekranit, si; Aurela Gaçe, Dafina Zeqiri, Aulona Musta, etj.

Ndërkohë nuk rreshtin komentuesit që kanë dënuar këtë sjellje ndaj fëmijëve në ekran. Sipas komentuesve, anëtarët e jurisë së këtij formati e bëjnë shigjetimin e fëmijëve duke u ulur vetëbesimin, me qëllimin e vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Dhe rezultati, “një viktimë e bullizizmi baraz me disa klikime më shumë”. Nëse këto ditë keni kaluar pak kohë në Instagram, me siguri ju ka rënë në sy një video e shkëputur nga “T’ka mami yll”, një dance reality show nën drejtimin e Ilda Bejlerit, ideator dhe producent i së cilës është Albi Nako.

Protagonistë në show do të jenë fëmijët të cilët do të shpalosin talentin e tyre në kërcim, por ndryshe nga herët e tjera pjesë e garës janë dhe mamatë e tyre. Por ç’ndodhi që plasi ka keq zemërata në internet? Në videon e shkëputur nga episodi i fundit, shfaqej një vajzë përballë jurisë që përbëhet nga: Erjona Rusi, Albi Nako dhe Riselda Sejdija. Gjatë bisedës së shkurtër, vogëlushja filloi të pyetej në lidhje me peshën dhe marrëdhënien me ushqimin.

Që prej fillimit, Albi Nako e pyet: “Pse erdhe këtu zemër?” Pyetjes që s’kishte nevojë për përgjigje, vajza iu përgjigj me naivitet: “Për të kërcyer!” Më tej, vijojnë pyetje të tipit: “Je e sigurt që di të kërcesh?! Çfarë të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?” Në fund, është gazetarja Erjona Rusi e cila e vuri përballë një zgjedhjeje të panevojshme duke e pyetur: “Pra, do të rrije pa ngrënë për të kërcyer?”

Aktualisht videoja që shkaktoi lumë komentesh negative, është fshirë nga faqja e Abc News, e ndërsa kritika pa fund drejtuar anëtarëve të juries kanë shërthyer në internet, duke e akuzuar bisedën dhe pyetjet kundrejt vogëlushes si bullizuese dhe të patolerueshme./Story.al