“Të bëhet prindi 1, prindi 2”/ Pastori Akil Pano: Fëmijët thërrasin “o nënë” “o baba” kur lëndohen

I ftuar në “Ndryshe”, pastor Akil Pano ka treguar opinionin e tij ekskluzivisht për TAR rreth ndryshimit të nocionit “nënë”, “baba” në prind 1 dhe prind 2. Pastori ka treguar se në ditët e sotme të jesh ‘g**’ në ditët e sotme është bërë trend.

“Kur një fëmijë lëndohet, ankohet duke thirrur ‘o nënë’ ose ‘o baba’. Zëvendësimi i tyre sjell dekonstruktimin e këtyre nocioneve. Këtë unë e konsideroj akt kri-mi-nal. T’i heqësh fëmijës të drejtën e të pasurit nënë ose baba dhe të rritet me dy nëna ose dy baballarë, imagjinoni çfarë i ndodh fëmijës që rritet në atë familje”.

Akil Pano, gjithashtu ka reaguar dhe ndaj deklaratës së Elton Ilirjanit, një biznesmen që është deklaruar në publik si ho-mose-ksual. Ky i fundit është shprehur se do të padisë në Amerikë për homofobi disa figura të njohura televizive.

“Duhet të kemi kujdes të mos shantazhohemi prej tyre dhe kërkesave që kanë. Kam dëgjuar që kanë shantazhuar se do të padisin në Amerikë disa figura të njohura publike për hom-ofo-bi nga deklaratat e tyre. Me këtë gjë, unë i bie të jem ho-mo-fobi i parë shqiptar”. / Top Albania Radio