Të 40-at e Kadaresë, ja si e gjetën gruan e tij Helenën
Helena Kadare, bashkëshortja e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadaresë, ka përkujtuar shkrimtarin e jashtëzakonshëm. Në homazhet e bëra në nder të tij, Helena është shprehur:
“Kanë kaluar 40 ditë dhe për mua e njerëzit e dashur, është ende prezent. Akoma nuk e kuptoj që nuk është më. Prezenca ime afër Ismailit ka qenë një rrugë e gjatë, e shkëlqyeshme dhe e lodhshme gjithashtu. Jam përpjekur të jem një grua e një shoqe, për ta mbështetur në momentet e vështira, por njëkohësisht, janë të shumta momentet e bukura që kemi kaluar bashkë”.
“Për ta përfunduar siç thoshte ai vetë shumë bukur: “Kam bërë një gjë normale në një vend anormal”. Dhe siç e dini ju të gjithë, e ka bërë me shumë sukses e jam krenare që kam qenë në krah të tij”.
View this post on Instagram
Ismali Kadare ndërroi jetë më 1 korrik 2024. Ai ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar 1936 dhe është akademik, politikan dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohor të letërsisë shqipe. Ndonëse shquhet për prozën, sërish kontributi i tij është i madh edhe në poezi, dramë e përkthime.
Poezia ishte një pasion i hershëm i tij, pasi ka krijuar vargje qysh prej rinisë dhe më pas, eksperimentoi me prozën, duke u bërë një prej prozatorëve më të njohur shqiptarë.
Veprat e Kadaresë kanë një rëndësi të veçantë, pasi janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme dhe është autori që na ka prezantuar denjësisht në botë. Ai u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996; është nderuar me çmime ndërkombëtare, si dhe është nominuar disa herë për çmimin Nobel.
Anabelmagazine