Tayna zbulon të dashurin e modeles shqiptare: “Meritoni trofeun për çiftin më të lezetshëm”

Pas publikimit të “Qe Qe”, Tayna ka vendosur të nisë pushimet dhe të udhëtojë drejt SHBA. Aty po kalon kohë me mikeshat e saj, ndërkohë që nuk kanë munguar as videot e postimet e shumta. Ndonëse si personazh, ajo gjithnjë e ka mbajtur të fshehtë jetën private, nuk bëri të njëjtën gjë për shoqërinë. Ditën e djeshme, ajo ka publikuar një video të modeles shqiptare, Lorena Haliti, krahë një djali.

“Trofeu për çiftin më të lezetshëm shkon për ju.” – ka shkruar ajo, duke zbuluar kështu lidhjen e Lorenës, të cilën vetë modelja e ka mbajtur larg syrit të njerëzve.

Nisur nga videoja, Prive.al ka zbuluar dhe identitetin e djalit. Ai është Ami Mezezi dhe jeton prej kohësh në SHBA. Pasi hodhëm një sy në Instagramin e tij, zbuluam gjithashtu se është kushëriri i Alketa Vejsiut.

Çifti po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë prej disa muajsh dhe që dje, edhe publikisht. /News-31.com