
Tayna shfaqet gjysmë e zhveshur/ Ja fotoja që i vuri flaken rrjetit
Një foto e rrallë e reperes se njohur shqiptare Tayna, është postuar nga grimieri i famshëm Abrër Bytyqi,e cila ka marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësve në “Instagram”.
Artistja në foto shfaqet gjysmë e zhveshur, duke mbuluar pjesët e saj intime me duar. Tayna është goxha aktive në rrjetet e saj sociale ku shpesh herë poston foto provokuese dhe duken në pah linjat e saj trupore perfekte.
Reperja ka festuar 25 vjetorin e saj të lindjes, ku ka organizuar një festë të madhe me miqtë e saj më të afërt dhe ka postuar në “InstaStory” foto e video të shumta të ditëlindjes.