Tayna nxjerr klipin, mes vajzave shihet Kejvina Kthella

Reperja e njohur kosovare, Tayna sapo ka lansuar këngën e saj më të re me videoklip, në të cilin ajo rreth vetes ka mbledhur disa vajza.

Tayna-2

Këngëtarja këngën e ka titulluar “Kce” ndërsa klipi është xhiruar edhe në studion e grimeres Sellma, kurse në klip në mes vajzash qëndron njëra nga to që është shumë e njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, e cila deri më tani, ishte shoqëruese e Ermal Mamaqit në emisionin e tij “Xing”. Kejvina shihet pranë Taynas ndërsa duket se miqësia mes tyre ka nisur kur Tayna ishte e ftuar në emisionin e Ermalit, shkruan Prive.