Tayna flet për meshkujt pas 1 viti famë: Më kanë vdekur ndjenjat!
Ditën e djeshme Tayna ishte një ndër të ftuarit specialë në puntatën e radhës të emisionit “E diell”. Gjatë intervistës së saj përballë moderatorëve të emisionit, Tayna ka treguar detaje të shumta rreth karrierës dhe jetës së saj private.
Duke qenë se tashmë është prej më shumë se 1 viti në qendër të vëmendjes, të gjithë janë kuriozë të dinë nëse dikush ka arritur t’i rrëmbejë zemrën reperes së njohur. “Nuk jam në një lidhje se më kanë ‘vdekur’ ndjenjat”, është përgjigjur Tayna duke qeshur. Shpesh ajo është bërë pjesë e ‘diss-eve’ të repereve të tjera shqiptare, që siç duket Taynën nuk e shqetësojnë aspak.
Ajo ka treguar se për këtë pjesë është indiferente, sepse këngët e tyre i japin më shumë vëmendje. “Ose jam unë duke nxjerrë këngët e mia, ose janë duke bërë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe normalisht ndjehem mirë”, është shprehur artistja. Ndër të tjera ajo ka premtuar se këtë vit do të sjellë projekte të shumta muzikore dhe se vera do të jetë shumë e suksesshme. Kujtojmë se në fillimet e saj reperja u bë shumë e famshme me këngën “Columbiana”, të cilën e solli në bashkëpunim me Don Phenom, shkruan Who.