Taylor Swift zbulon problemet me anoreksinë në dokumentarin e ri
“Miss Americana” quhet dokumentari më i ri i Taylor Swift i cili është publikuar në “Netflix”.
Përgjatë tij këngëtarja e famshme tregon për çrregullimet në të ushqyer dhe sa shumë ka ndikuar kjo tek vetëbesimi dhe shëndeti i saj mendor.
Taylor tregon se kur lexonte ndonjë artikull ku e quanin të shëndoshë apo kur shikonte ndonjë foto ku i dukej pak barku ajo rrinte ditë të tëra pa ngrënë.
Pas disa kohësh 30-vjeçarja nisi të zhvillonte anoreksinë nervore dhe u desh ndërhyrja e specialistëve në mënyrë që gjendja e saj të mos bëhej kritike.