Taylor Swift drejt martesës?

Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn, të cilët po shijojnë akoma romancën e tyre të nisur që në vitin 2017, kanë qenë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre në publik.

Por, së fundmi, burime të afërta pranë çiftit kanë zbuluar planet e dyshes së famshme për të ardhmen e tyre, përfshirë edhe martesën.

Ata vunë në dukje se dyshja janë “shumë të dashuruar” dhe se Swift “e konsideron Joe një nga të vetmit persona konstant dhe të sigurt në jetën e saj, teksa në planet e Taylor është edhe martesa me aktorin”.

Të njëjtat burime kanë theksuar se disa prej këngëve më të suksesshme të Taylor-it, si: “Cornelia Street” e “London Boy” janë të inspiruara pikërisht nga romanca me Joe./revistawho.com